Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesë e Forumit 'We still love EU'
Me moton: “We still love EU - Ne ende e duam BE-në”, përfaqësuesit e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mënyrë virtuale morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Universiteti WSB, në kuadër të Forumit për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë me temën ‘Operacionalizimi i inovacionit dhe krijimtarisë në një epokë të re’, nga Anne-Marie Gorisse dhe Stefan Hollins.
Përfaqësues nga Universiteti “Fehmi Agani” ishin z. Denis Spahija, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë dhe bashkëpunëtorja e tij znj. Rolanda Mula.