Universiteti “Fehmi Agani” merr pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë

Universiteti “Fehmi Agani” merr pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, e përfaqësuar nga znj. Rolanda Mula merr pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, e organizuar nga Zyra Erasmus+ në Kosovë.

Në këtë ditë informuese, Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, prezantuan thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për vitin 2021, e cila përfshinë:

  1. Mundësi aplikimi për programe të përbashkëta Master Erasmus Mundus (Erasmus Mundus Joint Master);
  2. Mundësi aplikimi për dizajnimin e programeve të përbashkëta Master (Erasmus Mundus Design Measures); si dhe
  3. Mundësi aplikimi për Jean Monnet

Fjalët hyrëse në takim i realizuan: Z. Stergios Tragoudas, Menaxher i programeve i Zyrës së BE-së në Kosovë, i cili foli virtualisht përmes platformës ZOOM, z. Burim Gashi, u.d. i Drejtorit të Departamentit të Arsimit të Lartë (MASHT) dhe znj. Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë.

Znj. Jehona Lushaku Sadriu shpalosi “Të rejat e programit për thirrjen e vitit 2021 dhe 2022”. Më pas, znj Mihane Kerolli, përmes prezantimit shpalosi “Dimensionin ndërkombëtar të programit Erasmus+ 2021-2027”.

Erasmus+ është program arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm.

Për më tepër informata dhe material për projektet Erasmus + të Universitetit "Fehmi Agani" mund të vizitoni linkun:

https://uni-gjk.org/al/projekte/1/erasmus

Fotot e lajmit

tp-bottom