Caritasi Zvicran hap thirrjen për regjistrim në Rrjetin e Edukatorëve Parafillor

Caritasi Zvicran hap thirrjen për regjistrim në Rrjetin e Edukatorëve Parafillor

Caritasi Zviceran, në kuadër të projektit ‘Vendosja e Standardeve Parafillore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë – SHPRESE’ hap thirrjen për regjistrim në Rrjetin e Edukatorëve Parafillor. Regjistrimi është i hapur për të gjithë edukatorët e nivelit parafillor. Pjesë të rrjetit mund të bëhen edhe profesionistë të tjerë të fushës.

Rrjeti mundëson komunikimin, bashkëpunimin, dhe shkëmbimin e përvojave në mes të edukatorëve të nivelit parafillor, si dhe aktorëve të tjerë të edukimit në fëmijërinë e hershme.

Gjatë muajve në vijim, projekti SHPRESE do të organizoj disa ngjarje me aktivitete të cilat do të bëjnë bashkë profesionistë të fushës, prandaj regjistrimi është parakusht për pranimin e informatave dhe ftesave për pjesëmarrje në aktivitetet e rrjetit.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja në rrjet është pa pagesë. Plotësoni informatat e kërkuara në vijim duke u siguruar se shënoni të dhënat e sakta. (Regjistrimi merr vetëm 5 minuta kohë dhe informatat do të përdoren për qëllim evidentimi dhe informimi).

https://forms.office.com/r/JApFageQYE

tp-bottom