Rektori Nimani e përkujton Fehmi Aganin në 22 vjetorin e vdekjes
Në 22 vjetorin e vrasjes së heroit të Kosovës Fehmi Agani, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, e ka vlerësuar lart kontributin e Fehmi Aganit:
“Profesor Agani paraqet një figurë të veçantë dhe të kompletuar prej intelektuali, vizionari politik, të një atdhetari të devotshëm, i cili gjithë jetën e tij ja kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Akademik Fehmi Agani ishte pjesëmarrës aktiv në jetën shkencore, politike e kombëtare dhe prijës i shumë proceseve progresive me rëndësi historike për Kosovën e më gjerë, veprat e të cilit mbeten udhërrëfyes për breza të tërë. Vrasja e tij nuk ishte e rastësishme ngase veprimtaria e tij atdhetare dhe intelektuale ishte halë në sy për pushtuesin serb. Figura dhe ideali i kolosit të shkencës Fehmi Aganit janë të lartësuara, emrin e të cilit me nder e mban universiteti ynë. Fehmi Agani e dha jetën burrërisht ashtu siç e kishte jetuar, për rininë, për lirinë e Kosovës, për popullin shqiptar dhe idealet e tij.”
Fehmi Agani u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999.