Urimi i rektorit Nimani për 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Urimi i rektorit Nimani për 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani uron të gjithë punëtorët me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve.

Rektori Nimani thekson se, “punëtorët historikisht i kanë paraprirë revolucioneve dhe ndryshimet pozitive në botë kanë ardhur si rezultat i vetëdijes së tyre. Punëtorët mbeten edhe më tej forca lëvizëse e një shoqërie, prandaj këtë ditë duhet ta shfrytëzojmë si reflektim. Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është indikator në zhvillimin e vendit, duke i dhënë rëndësi të madhe ngritjes së numrit të punëtorëve, por edhe respektimit të të drejtave të tyre. Prandaj, jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve, që të jenë të prezantuara në mënyrë të duhur, si pjesë e vlerave të universitetit. Çdo punë ka dinjitet. Çdo punëtor është vlerë”, përmbyll urimin rektori Nimani.

Gëzuar 1 Maji!

tp-bottom