Zgjedhjet e studentëve mbahen më 24 maj 2021

Zgjedhjet e studentëve mbahen më 24 maj 2021

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), në mbledhjen e mbajtur më 28 prill 2021, ka marrë vendim që zgjedhjet për studentë të mbahen më 24 maj 2021.

Inkurajohen studentët që të marrin pjesë në këto zgjedhje, në mënyrë që t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre që do t’i mbrojnë interesat e studentëve në të gjitha mekanizmat vendimmarrës në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Për më shumë detaje në lidhje më zgjedhjet e studentëve mund t’i shihni dokumentet, duke klikuar në vegëzën Zgjedhjet Studentore në uebfaqen www.uni-gjk.org.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom