Në Fakultetin e Edukimit zhvillohet punëtoria “Procesi i Harmonizimit të Syllabuseve të Fakulteteve të Edukimit me Kurrikulën Bërthamë të Kosovës përmes Aktviteteve Praktike”

Në Fakultetin e Edukimit zhvillohet punëtoria “Procesi i Harmonizimit të Syllabuseve të Fakulteteve të Edukimit me Kurrikulën Bërthamë të Kosovës përmes Aktviteteve Praktike”

Stafi akademik i Fakultetit të Edukimit i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të mërkuren zhvilloi punëtorinë “Procesi i Harmonizimit të Syllabuseve të Fakulteteve të Edukimit me Kurrikulën Bërthamë të Kosovës përmes Aktviteteve Praktike”, në kuadër të projektit SHPRESE nga CARITAS-i.

Përgjatë kësaj punëtorie, u paraqitën temat: Prezantim i përgjithshëm i procesit të harmonizimit dhe prezantimi i syllabuseve të profesorëve pjesë të grupit punues dhe integrimi i aktiviteteve praktike.

Në kuadër të aktiviteteve të punëtorisë u realizua prezantimi i punës praktike “Analizimi i syllabueseve të profesorëve pjesëmarrës dhe identifikimi i hapësirave për integrimin e aktiviteteve praktike”, nga Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi dhe Prof. Asoc. Dr. Sidorela Doli.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom