Universiteti “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Ekonomisë dhe Shkencave Humane në Varshavë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përfaqësuar nga rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani në vazhdën e aktiviteteve bashkëpunuese nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me Universitetin e Ekonomisë dhe Shkencave Humane në Varshavë të Polonisë, i përfaqësuar nga Prof. Anna Llanos-Antczak, PhD - Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Marrëveshja ka për qëllim shkëmbimet akademike, studentëve, stafit administrativ, si dhe projektet specifike në fushat e zhvillimit strategjik midis Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universitetin e Ekonomisë dhe Shkencave Humane në Varshavë.
Të dy institucionet u zotuan të punojnë për aktivitete të përbashkëta, në mënyrë që të arrihet progres.