Universiteti “Fehmi Agani” merr masa në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është i përkushtuar që në vazhdimësi të kontribuoj në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, në universitetin tonë, komunë dhe më gjerë.
Universiteti”Fehmi Agani” në përputhje me vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë këto masa:
- Është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave në: Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin e Edukimit dhe të hapësirave të rektoratit;
- Prej datës 06.4.2021, të gjitha aktivitetet mësimore në universitetin tonë zhvillohen vetëm online;
- Njësitë akademike me kohë janë pajisur me aparate për dezinfektimin e duarve dhe në vazhdimësi janë furnizuar me dezinficientë dhe maska;
- Në të gjitha objektet universitare në hyrje dhe në brendësi të tyre janë vendosur shenja të dukshme (për mbajtjen e obliguar të maskës, mbajtjen e distancës sociale dhe higjienën e duarve) për mbrojtje nga Covid-19;
- Në institucionin tonë prej datës 06.4.2021, është bërë edhe ri-organizimi i punëtorëve duke qëndruar në punë vetëm punëtorët për kryerjen e shërbimeve esenciale.
Universiteti ynë edhe më tutje është i gatshëm, ashtu si edhe deri më tash të kontribuoj në parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, duke ofruar staf profesional dhe studentë të infermierisë për punë vullnetare në institucionet shëndetësore dhe në komunitet.