Universiteti “Fehmi Agani” merr masa në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19

Universiteti “Fehmi Agani” merr masa në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është i përkushtuar që në vazhdimësi të kontribuoj në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19,  në universitetin tonë, komunë dhe më gjerë.

Universiteti”Fehmi Agani” në përputhje me vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë këto masa:

  1. Është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave në: Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin e Edukimit dhe të hapësirave të rektoratit;
  2. Prej datës 06.4.2021, të gjitha aktivitetet mësimore në universitetin tonë zhvillohen vetëm online;
  3. Njësitë akademike me kohë janë pajisur me aparate për dezinfektimin e duarve  dhe në vazhdimësi janë furnizuar me dezinficientë dhe maska;
  4. Në të gjitha objektet universitare në hyrje dhe në brendësi të tyre janë vendosur shenja të dukshme (për mbajtjen e obliguar të maskës, mbajtjen e distancës sociale dhe higjienën e duarve) për mbrojtje nga Covid-19;
  5. Në institucionin tonë prej datës 06.4.2021, është bërë edhe ri-organizimi i punëtorëve duke qëndruar në punë  vetëm  punëtorët  për kryerjen e shërbimeve esenciale.

Universiteti ynë edhe më tutje  është i gatshëm, ashtu si edhe deri më tash të kontribuoj në parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, duke ofruar staf profesional dhe studentë të infermierisë për punë vullnetare në institucionet shëndetësore dhe në komunitet.

Njoftimi

tp-bottom