Njoftim - Regjistrimi për studentët e pranuar në vitin e parë (afati i dytë) të studimeve për vitin akademik 2017/2018
Regjistrimi i kandidateve të pranuar dhe fotografimi i tyre për ID kartelë, do te bëhet nëpër fakultetet përkatëse, sipas këtij orari:
- Fakulteti i Edukimit me 25.09.2017 prej orës 09.00 - 15.00
- Fakulteti i Filologjisë me 25.09.2017 prej orës; 09.00 - 15.00
- Fakulteti i Mjekësisë me 26.09.2017 prej orës; 09.00 - 15.00
Kandidatet e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
b) Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
c) Studentet shtetas te Republikës se Kosovës qe fillojnë studimet ne Universitetin e Gjakovës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
d) Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime te rregullta.
Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve (afati i parë dhe afati i dytë), mund të regjistrohen deri më 27.09.2017. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.