Takohet Kolegjiumi i Dekanëve i Universitetit “Fehmi Agani”
Nën udhëheqjen e Rektorit, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, të hënën Kolegjiumi i Dekanëve i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë mbajti takimin e radhës, në të cilin u diskutua procesi i provimeve të afatit të janarit, fillimi i semestrit veror, për mbarëvajtjen e punës nëpër fakultete, për angazhimin e personelit akademik si dhe për zhvillimet në universitet.
Takimi u zhvillua me qëllim të harmonizimit dhe koordinimit të punëve në institucion.
Kolegjiumi i Dekanëve është i përkushtuar t’i ofrojë përkrahje njësive akademike, stafit administrativ dhe studentëve të UFAGJ-së.