Mbahet takim me punëdhënësit e Shkencave Sociale

Mbahet takim me punëdhënësit e Shkencave Sociale

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani me bashkëpunëtorë, të premten zhvilluan takim njoftues dhe koordinues me punëdhënësit e Shkencave Sociale, në kuadër të procesit të ri/akreditimit të programeve në njësitë akademike të UFAGJ-së.

Në takim morën pjesë: znj. Erblina Dinarama nga OJQ “Shtëpia e Sigurtë”, znj. Mirlinda Sada nga Medica Gjakova, z. Dervish Tahiri nga Qendra për Punë Sociale, z. Xhafer Kadrija nga Shoqata e të Verbërve, z. Berat Thaqi nga Bethany Christian Services dhe z. Mentor Morina, Udhëheqës i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Takimi u fokusua në përgatitjen, koordinimin dhe orientimin e punëdhënësve të Shkencave Sociale, të përfshirë në procesin e ri/akreditimit të programeve studimore.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë do të ju ofrojë mbështetje të plotë punëdhënësve dhe OJQ-ve, me qëllim që ky proces të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fotot e lajmit

tp-bottom