Përzgjedhen studentët tutorë në Universitetin “Fehmi Agani”

Përzgjedhen studentët tutorë në Universitetin “Fehmi Agani”

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Bordi i Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM), në krye me Prof. Ass. Dr. Drita Kadriu takuan studentët tutorë.

Rektori Nimani  i falënderoi studentët që kanë shprehur gatishmëri të bëhen pjesë e sistemit tutorial të UFAGJ-së dhe i përgëzoi për të arriturat e tyre, duke ju ofruar bashkëpunim të plotë në kryerjen e detyrave.

Udhëheqësja e Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM), Prof. Ass. Dr. Drita Kadriu tha se kjo është një ditë e rëndësishme për universitetin, duke e funksionalizuar sistemin tutroial të studentëve, ku përmes kësaj synohet që të rritet niveli i kalueshmërisë, si dhe u shpjegoi rolin dhe rëndësinë e studentëve tutorë.

Në këtë takim studentët tutorë u njoftuan për orarin dhe për punët që do t’i kryejnë, si dhe u përzgjedh koordinatori i studentëve tutorë.

Studentët tutorë në Universitetin “Fehmi Agani” kanë për qëllim t’i ndihmojnë studentët në vështirësitë e tyre akademike duke i përfaqësuar ata dhe duke i shfaqur kërkesat dhe sugjerimet e tyre për përmirësime dhe duke iu ndihmuar me ngecje akademike.

Lista e studentëve tutorë të përzgjedhur për njësitë akademike të UFAGJ-së:

1. Tutorë për infermieri: Fatlinda Hoxhaj; 2. Sëmundje të brendshme: Festina Morina; 3. Gjuhë dhe komunikim: Luanda Musa; 4. Gjuhë angleze: Valeria Kola dhe Erëza Mulaj; 5. Matematikë: Albulena Mataj dhe Blenda Buza; 6. Praktikë klinike: Vlora Frrokaj, Fabian Thaqi dhe Donart Koci.

Rëndësia e studentëve tutorë është shumë e madhe ngase këta studentët tutorë e bëjnë fuqizimin e trekëndëshit: student–profesor–menaxhment apo administratë. Po ashtu, rëndësia e sistemit tutorial të studentëve është që të bëhen ndryshime në të mirën e universitetit dhe në të mirën e studentëve.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom