Komunikatë për procesin e ri/akreditimit 2021 nga Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike

Komunikatë për procesin e ri/akreditimit 2021 nga Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 12.02.2021 diskutoi për mbarëvajtjen e procesit të ri/akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe të programeve studimore.

Konferenca e Rektorëve shpreh shqetësimin e vet për gjendjen e krijuar në KSHC pas dorëheqjeve së dy anëtarëve vendor, duke vlerësuar se këto dorëheqje në këtë situatë e dëmtojnë procesin e ri/akreditimit dhe procesin e rikthimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në ENQA dhe EQAR.

Konferenca e Rektorëve inkurajon KSHC-në dhe Drejtorin Ekzekutiv te Agjencisë së Kosovës për Akreditim që sa më parë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të gjejnë zgjidhjen e duhur sa më shpejt për të dalë nga situata e krijuar e bllokimit të KSHC-së. Konferenca e Rektorëve shprehet e gatshme të ofrojë tërë përkrahjen e duhur për konsolidimin dhe rifillimin e punës se KSHC-së dhe rikthimit në ENQA dhe në EQUAR.

Linku

 

tp-bottom