Mbahet takim koordinues me stafin e Fakultetit të Mjekësisë për riakreditim dhe akreditim të programeve studimore

Mbahet takim koordinues me stafin e Fakultetit të Mjekësisë për riakreditim dhe akreditim të programeve studimore

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), në kuadër të procesit të riakreditimit dhe akreditimit të programeve në njësitë akademike zhvilloi të hënën takim koordinues me stafin e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët dhanë rekomandime dhe u koordinuan rreth këtij procesi.

Takimi ka për qëllim përgatitjen, koordinimin dhe orientimin e stafit të Fakultetit të Mjekësisë, të përfshirë në procesin e riakreditimit dhe akreditimit të programeve studimore.

Programet me të cilat ka aplikuar Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me Fakultetin e Mjekësisë janë: Infermieri (BA), Shëndet Publik (BA), Fizioterapi (BA) dhe Menaxhim Shëndetësor (MA).

Menaxhmenti i UFAGJ-së, stafi akademik dhe administrativ, mbeten të përkushtuar në arritjen e objektivave të tyre.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom