Mbahet takim simulues me stafin e Fakultetit të Filologjisë për riakreditim dhe akreditim të programeve studimore

Mbahet takim simulues me stafin e Fakultetit të Filologjisë për riakreditim dhe akreditim të programeve studimore

Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), në kuadër të procesit të riakreditimit dhe akreditimit të programeve në njësitë akademike zhvilloi të premten takim simulues me stafin e Fakultetit të Filologjisë, të cilët dhanë rekomandime rreth këtij procesi.

Takimi ka për qëllim përgatitjen, koordinimin dhe orientimin e stafit të Fakultetit të Filologjisë, të përfshirë në procesin e riakreditimit dhe akreditimit të programeve studimore.

Programet me të cilat ka aplikuar Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me Fakultetin e Filologjisë janë: Gjuhë shqipe (BA) 4 vjeçar, Gjuhë shqipe (MA) dhe Gjuhë angleze (BA).

Në ditët në vazhdim, takime të tilla në kuadër të procesit të riakreditimit dhe akreditimit do t’i nënshtrohen edhe fakultetet tjera të UFAGJ-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom