U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditim institucional të Universitetit “Fehmi Agani”

U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditim institucional të Universitetit “Fehmi Agani”

Në kuadër të procesit të riakreditimit institucional, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë janë mbajtur takimet online me ekspertët ndërkombëtarë të AKA -së, për shkak të pandemisë me COVID-19. I pranishëm gjatë takimeve me grupet e ndryshme në UFAGJ ishte edhe z. Naim Gashi, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Grupi i ekspertëve  ndërkombëtar i përbërë nga Prof. Dr. Milan Pol, nga Universiteti Masaryk, Prof. Dr. Magdalena Platis, nga Univrsiteti i Bukureshtit dhe  z. Christoph Back, student, zhvilluan takime online me shtatë grupe të organizuara nga Universiteti “Fehmi Agani” për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe shërbimet administrative, drejtuesit e fakulteteve, stafit akademik dhe studentëve, ishin edhe studentët e diplomuar si dhe punëdhënësit e të diplomuarve dhe palët e jashtme të interesit.

Rektori i Universiteti “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, tha se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë, dhe e vlerësoi organizimin e bërë për këtë proces nga AKA-ja. Ai theksoi se në UFAGJ ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket procesit të riakreditimit institucional për çka falënderoi të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar.

Procesi i akreditimit përfshin sigurimin e brendshëm dhe sigurimin e jashtëm të cilësisë, i cili vazhdon të mbetet mjeti kryesor për vendosjen e standardeve të cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom