Në UFAGJ mbahet seminari: “Edukimi i Holokaustit për Edukatorët”
Për nder të përkujtimit të ditës së Holokaustit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në bashkëpunim me “Kosovo Jewish Organization”, “Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup” dhe “Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare” organizuan seminarin me temën “Edukimi i Holokaustit për Edukatorët”.
Seminari u mbajt nga Maja Susha, e cila punon në departamentin e hulumtimit dhe edukimit të holokaustit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve” – Shkup. Seminari filloi me tregimin e historikut të Holokaustit. U trajtua tema për antisemitizmin, edukimin për holokaustin, për paragjykimet që njerëzit kanë për holokaustin, për grupet e hebrenjve, etj. Përgjatë seminarit u prezentuan edhe disa libra që e tregojnë historinë e Holokaustit.
Në këtë seminar morën pjesë profesorë, studentë dhe zyrtarë nga stafi administrativ.
Të pranishmit në trajnim u ndanë të kënaqur, shfaqën interesim në temën që u trajtua, si dhe treguan përvojat e tyre që kanë pasur me hebrenjtë.
Pjesëmarrësit e trajnimit në fund u certifikuan duke fituar epitetin Trajner për Edukim të Holokaustit.