UFAGJ, institucioni në të cilin nisën rrugëtimin akademik qindra studentë

UFAGJ, institucioni në të cilin nisën rrugëtimin akademik qindra studentë

Qindra studentë të rinj nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe rajoni, janë pranuar në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë për të filluar rrugëtimin akademik në sistemin universitar që përmbushë gjitha kushtet që ata të diplomohen dhe të dalin të kualifikuar në programet e ofruara.

Të motivuar dhe me pasion ndaj profesioneve që kanë zgjedhur, studentët e rinj tashmë kanë filluar të zgjerojnë horizontin e njohurive dhe po marrin praktikat më të mira nga profesorët që ligjërojnë në UFAGJ.

Studentët aspirues të UFAGJ-së do të jenë gjenerata që në Kosovë do të sjellin revolucion në fusha të ndryshme jetësore, do të kontribuojnë në inovacionet e fundit, përfaqësojnë vendin në garat dhe ngjarjet nëpër botë, si dhe do të japin kontribut në zhvillimin e shkencës në vend.

UFAGJ-ja do t’i mbështesë ata gjithnjë në punën e tyre kërkimore, teksa studentëve të rinj dhe atyre aktual, do t’u ofrojë orientim dhe praktika profesionale, vizita studimore dhe certifikime, sistem online, librarinë me tituj të ndryshëm dhe qasje në libraritë elektronike botërore, etj.

tp-bottom