Rektori Nimani pret në takim përfaqësuesit e Comsense Kosova

Rektori Nimani pret në takim përfaqësuesit e Comsense Kosova

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, zhvilloj takim njofutes me përfaqësuesit e kompanisë Comsense Kosova.

Në këtë takim , rektori Nimani i njoftoi për programet studimore në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe për kushtet që i ofron universiteti për studentët. Diskutim konkret pati për Fakultetin e Mjekësisë, me të cilin UFAGJ-ja dhe Comsense Kosova pritet të kenë marrëveshje bashkëpunimi. Po ashtu, rektori Nimani i ofroi kompanisë Comsense Kosova partneritet serioz për realizimin e synimeve dhe qëllimeve të përbashkëta në fushat mjekësore.

Përfaqësuesit e Comsense Kosova e falënderuan rektorin Nimani për pritjen dhe prezantuan punën e kompanisë, synimet, qëllimet dhe idetë për bashkëpunim me UFAGJ-në.

Comsense është një kompani gjermane me qendër në Eschborn, Hamburg dhe Kosovë, të cilët për synim e kanë rekrutimin e stafit mjekësor dhe ofrojnë asistencë në përgatitjen e dokumentacionit, përgatitje të intervistave me punëdhënësit gjerman, përgaditje për njohjen e diplomës në Gjermani (noterizime, përkthime, etj).

 

Fotot e lajmit

tp-bottom