
Telegram ngushëllimi: Rektori Nimani ngushëllon familjen Shabani
E respektuara familje Shabani,
Me pikëlllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për largimin nga kjo jetë e Prof. dr. Fahredin Shabanit. Për një kohë të gjatë Prof. Shabani ka punuar si mësimdhënës dhe ka qenë prorektor në universitetin tonë. Prof. Shabani ka dhënë kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj dhe në themelimin e këtij universiteti. Padyshim, Prof. dr. Fahredin Shabani, për ne ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar e të palodhshëm. I tillë do të përkujtohet nga plejadë e gjeneratave të ardhshme.
Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi humbi një nga kontribuuesit e mëdhenj!
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve!
I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Shabani!
Me respekt,
Prof. Ass. Dr. Artan Nimani
Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë