Studentët e Universitetit tonë, në shërbim të komunitetit!
Sot disa përfaqësuese të studentëve të programit parashkollor nga Fakulteti i Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani”, me vetë iniciativë të tyre kanë dhuruar ndihma në veshëmbathje për fëmijët e Shtëpisë së Sigurtë në Gjakovë. Studentet janë mirëpritur ngrohtë nga fëmijët e kësaj organizate dhe nga stafi menaxhues. Drejtoresha Erblina Dinarama , e vlerësoj lartë këtë iniciativë të studentëve.
Gjithashtu, diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejmë përmes punës vullnetare në aspektin edukativ nga ana e studentëve për fëmijët të cilët strehohen në Shtëpinë e Sigurtë.