Ndahet mirënjohje për Zyrën e Erasmus+ në Kosovë
Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani në emër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, sot më 09.12.2020 ndau mirënjohje për Zyrën e Erasmus+ në Kosovë e cila u pranua nga përfaqësueset znj. Jehona Luishaku dhe znj. Blerina Zjaça. Kjo mirënjohje vjen pas shumë vite mbështetje nga kjo zyrë.
Shumë nga stafi dhe studentët kanë përfitura në dy projektet e përfunduara, por edhe janë duke përfitura në proejtet që kemi në implementim. Rektori Nimani i falenderoj shumë për kontributin e dhënë nga kjo zyrë, por edhe sygjerimet që në UGJFA llogariten si këshilla nga të cilat na mund të përfitojmë e të bëhemi më të mirë e kurrsesi si vërejtje.
- STAND (Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkans Universities;
- SUSWELL (Building Capacity Through Social Innovation Towards Improving And Sustaining Health And Well-Being In Communities);
- DRIVE (Develop, Research and InnoVAtion capacitiEs in Albania and Kosovo);
- ResearchCULT (Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo);
- QATEK (Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo);
- QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management);
- SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre),
Janë projekte që janë në implementim, kurse projetet që kanë përfunduar janë:
- EUFORIA
- SOCRE (Developing Rehabilitation through Education).
Në këtë takim Rektori Nimani u shoqërua nga Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi dhe zyrtari për marrëdhenie me jashtë Denis Spahija.