Univeristeti i Gjakovës pjesë e aktiviteteve të Erasmus+  QUADIC

Univeristeti i Gjakovës pjesë e aktiviteteve të Erasmus+ QUADIC

Nga data 15 deri më 18 në Gjirokastër po qëndron një delegacion i UGJFA-së i përbërë nga Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe zyrtari per marrëdhënie me jashtë Denis Spahija.

Kjo tryezë e rrumbullakët zhvillohet në kuadër të projektit QUADIC, i cili ka për qëllim të sigurojë përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është i  financuar nga ERASAMUS+.

Në këtë tryezë të rrumbullakët janë duke u trajtuar tema si: analizë e situatës aktuale në lidhje me kapacitetet e Shkrimit të Projekteve në IAL partnere,  situata në lidhje me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, sfidat dhe perspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet.

Pjesëtarë të kësaj tryeze janë përfaqësuesit e ministrive të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri.

Fotot e lajmit

tp-bottom