
Vizitë monitoruese e zyrës së Erasmus+ në Kosovë për projektin DRIVE
Më 12/11/2020 në Universitetin e Gjakovës qëndruan në vizitë monitoruese preventive për projektin DRIVE përfaqësueset e zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Prof. Ass. Dr. Jehona Lushaku në cilësi të koordionatorës dhe Blerina Zjaça, zyrtare e kësaj zyre. Për shkak të pandemisë së COVID-19 formati I pritjes ishte I thjeshtësuar dhe kordinatori institucional për projektin, z. Denis Spahija nga zyra e marrëdhënieve me jashtë dhe projekte i prezentoi të arriturat e deritanishme, planet dhe sfidat me të cilat po përballen në implementimin e këtij projekti.