Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”
Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Shaban Buza dhe Rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof.Dr. Rame Vataj, sot, me dt. 21.04.2016 nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndëruniversitar.
Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe u zotuan se do të kujdesen për jetësimin e saj. Marrëveshja parasheh shkëmbimin e kuadrove shkencore-mësimor, për të mbajtur mësim apo ligjërata të veçanta në të gjitha nivelet e studimeve.
Gjithashtu parashihet edhe shkëmbimi i studentëve dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushat përkatëse. Universitetet do të bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.