Njoftim rreth fotografimit për studentët e transferuar nga Universitetet tjera në UGJFA
Njoftojmë studentët që kanë bërë kërkesë për transfer nga Universitet tjera për në UGJFA, se fotografimi për ID kartela do të bëhet të premtën me 25.09.2020 nga ora 11:00 – 16:00 në Fakultetin e Mjekësisë.
Studentët duhet të sjellin dokumentet si më poshtë:
a) Ekstraktin ose Certifikatën e lindjes (origjinal) jo më të vjetër se 6 muaj,
b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara),
c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal ose të noterizuar),
d) Kopjen e letërnjoftimit,
e) Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
Ndërsa studentët që kanë bërë kërkesë për ndërrim programi brenda UGJFA, nuk kanë nevojë të paraqiten me këtë datë për fotografim për ID.
Për çdo informatë tjetër ju njoftojmë në web faqen e universitetit.