Rektori Buza morri pjesë në takimin e SUMMIT SERIES  në James Madison University të SHBA-së

Rektori Buza morri pjesë në takimin e SUMMIT SERIES në James Madison University të SHBA-së


Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza u ftua nga James Madison University (JMU) i Harrisonburg në Virgjinia të SHBA-ve në takimin e rradhës të SUMMIT SERIES me temën “Cultivating the Globally Sustainable Self (Kultivimi global i unit të qëndrueshëm). Nga Kosova ishin të ftuar edhe Prof. Ass. Dr. Agron Bajraktari, Rektori I Universittetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Prof. Ass. Sabiha Shala, Prorektore në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”. 

Në takimin me Presidentin e JMU, Prof. Jonathan R. Alger me bashkëpunëtorët dhe takimet e ndara me Dekanët përkatës të Fakultetit të Edukimit dhe të Infermierisë  u njoftuam me aktivitetet e JMU dhe mundësitë e bashkëpunimit, me theks të veçantë për programet studimore dhe vizitat studimore reciproke të personelit akademik dhe vizitat e studentëve për  praktikë profesionale në laboratorët e nikoqirit.

Takimi treditor i Samitit (23, 24 e 25 Mars 2017) u zhvillua në sesione të përbashkëta dhe të ndara ku përfaqësuesit e 16 vendeve të ndryshme bën prezantimet e projekteve në vijim dhe shprehen ide për projekte të reja për tema me interes global.  

Takimet dhe diskutimet për bashkëpunim për Programet që posedon Universiteti jonë, u zhvilluan me përfaqësues të JMU ku qartas u shpreh gatishmëria dhe mirëkuptimi për bashkëpunim, si dhe u bisedua për temat që mund të trajtohen gjatë vizitave që Presidenti Alger dhe bashkëpunëtorët e tij do të realizojnë në dy vizita të ndara në Maj 2017 dhe Qershor 2017 në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom