Laboratori në Spital

Laboratori Klinik i Fakultetit të Mjekësisë në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë përfaqëson një mjedis modern të mësimit praktik, i krijuar për të mbështetur zhvillimin e kompetencave klinike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. I organizuar sipas standardeve bashkëkohore të arsimit në shkencat shëndetësore, laboratori u mundëson studentëve të zhvillojnë aftësi praktike përmes simulimeve klinike dhe përdorimit të pajisjeve moderne diagnostikuese dhe terapeutike.

Laboratori është i pajisur me katër shtretër elektrikë multifunksionalë, manekinë multifunksionalë për simulime klinike, manekinë për reanimim kardiopulmonar (CPR), oksigjenkoncentrator, nebulizatorë, monitorë elektronikë të pacientit, aparat EKG, pajisje për imobilizim, sete për qepje kirurgjikale, manekinë neonatalë, manekin për intubim, modele për vendosjen e sondës nazogastrike dhe kujdesin ndaj kolostomës, si dhe manekinë për marrjen e mostrave të gjakut.

Në laborator janë të disponueshme edhe pajisje moderne laboratorike për analiza të shpejta diagnostikuese, duke përfshirë analizatorë për matjen e elektroliteve (natrium, kalium, kalcium dhe magnez), analizator për hemoglobinën e glikolizuar (HbA1c), si dhe pajisje për përcaktimin e proteinës C-reaktive (CRP). Këto pajisje u mundësojnë studentëve të njihen me procedurat bashkëkohore të diagnostikimit laboratorik dhe interpretimit të rezultateve klinike.

Falë infrastrukturës moderne dhe pajisjeve të avancuara, Laboratori Klinik i Fakultetit të Mjekësisë në Spitalin “Isa Grezda” krijon kushte optimale për integrimin e njohurive teorike me praktikën klinike, në ambiente spitalore duke kontribuar në përgatitjen profesionale të studentëve sipas standardeve bashkëkohore të arsimit universitar në shkencat mjekësore dhe shëndetësore.

Laboratori në Spital Laboratori në Spital Laboratori në Spital
tp-bottom