Mbahet takim fillestar i projektit QATEK

Mbahet takim fillestar i projektit QATEK

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani priti në takim Prof. Blerim Saqipi PhD nga Universiteti i Prishtinës gjegjësisht Fakulteti i Edukimit i cili edhe është koordinues i Projektit Erasmus + të quajtuar “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë – QATEK” (QATEK - Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo).
Të pranishëm në takim ishin edhe Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi nga Fakulteti i Edukimit si dhe Denis Spahija, Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë.

Prof. Saqipi u njoftua me situatën në të cilën gjindet UGJFA, pritjet për të ardhmen por edhe u diskutuan përgjegjësitë dhe kontributi që pritet UGJFA të ketë në projekt.

Partnerë Europian do të jenë Universiteti i Lublanës, Universiteti i Talinit në Estoni dhe Universiteti Lumsa në Romë.

UP është grantmbjatës ndërsa FE do të udhëheqë procesin edhe për partnerët vendorë: Fakultetet e Edukimit në Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë për të ndërtuar mekanizma të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësuesëve të rinjë

Fotot e lajmit

tp-bottom