Mbahet testi TCF DAP në Aleancën Franceze

Mbahet testi TCF DAP në Aleancën Franceze

Testi TCF DAP i cili është i obligueshëm të kalohet në mënyrë që të mund të regjistroheni në universitetet franceze dhe organizohet nga Aleanca Franceze në Prishtinë.

TCF është test zyrtar nën kontrollin e Ministrisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve të Francës. Ky test vlerëson aftësitë e frëngjishtes, duke u fokusuar në kuptuarit me gojë dhe me shkrim, si dhe të kuptuarit e sintaksës dhe gramatikës. TCF përbëhet nga 3 pjesë: Pyetje me përzgjedhje të shumëfishta, shprehje me shkrim dhe shprehje me gojë (intervistë me ekzaminues). Në rast se jeni të suksesshëm atëherë, ju do të pajiseni me një certifikatë të vlefshme për dy vite.

Afat i fundit për regjistrim në provim është 20 dhjetor dhe mbahet në Aleancën franceze në Prishtinë.

Për më shumë, drejtohuni tek Aleanca Franceze në Prishtinë në linkun: https://af-pristina.com/

 

tp-bottom