Nënshkruhet marrëveshja me “HandiKOS Gjakova”

Nënshkruhet marrëveshja me “HandiKOS Gjakova”

Sot u arrit marrëveshja me shoqatën “HandiKOS Gjakova”, e cila është shoqatë e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve në Gjakovë dhe që e ka për qëllim parandalimin e aftësisë së kufizuar, promovimin, ofrimin e shërbimeve si dhe njohjen dhe pjesemarrjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara.

Në këtë takim, HandiKOS Gjakova u përfaqësua nga Drejtoresha Brilanda Ballata, kurse UGJFA nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani.

Aty u përcaktuan nevojat dhe mundësitë nga bashkëpunimi i ri, dhe përfitimi nga programet e reja studimore për të dyja palët. Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi ishte zhvillimi i aftësimit praktik, përkatësisht të bëjë lidhshmërinë e mësimnxënies teorike me punë praktike, për arritje më të mëdha profesionale dhe avancim të diturisë, të parapara me planet, syllabuset dhe kurrikulat mësimore të UGJFA-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom