Thellohet bashkëpunimi me Universitetin e Zarës

Thellohet bashkëpunimi me Universitetin e Zarës

Rektori Artan Nimani, së bashku me Prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar  Lulzim Zenelin dhe Denis Spahiun, me ftesë të Universitetit të Zarës po qëndron në vizitë zyrtare në Zarë të Kroacisë, ku u pritën nga prof. Slaven Zjalic. Kjo vizitë sot u konkretizua me vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të projekteve evropiane, dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushën e shkencës dhe mobiliteteve akademike.

Përfaqësuesit e Universitetit të Zarës do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm anëtarësimin Universitetit të Gjakovës në organizata dhe nisma ndërkombëtare.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom