Nënshkruhet marrëveshja me “Medica Kosova”

Nënshkruhet marrëveshja me “Medica Kosova”

Sot u arrit marrëveshja me OJQ  “Medica Kosova” nga Gjakova, e cila është një organizatë jo-qeveritare e specializuar për përkrahje psiko-sociale, juridike dhe fuqizim ekonomik të grave të traumatizuara nga lufta. Në këtë takim, Medica Kosova u përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive Veprore Shehu, Emirjeta Hoxha dhe Lyra Vula, kurse UGJFA nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe zyrtari për marrëdhënie me jashtë, Denis Spahija. Aty u përcaktuan detyrat e përbashkëta dhe ato të veçanta që duhet ndërmarr secila palë për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të studimeve dhe hulumtimeve në fushën e pedagogjisë, mirëqenies dhe kujdesit social në kuadër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe me gjerë për të avancuar shërbimet sociale dhe mirëqenien në përgjithësi të të gjitha kategorive të ndjeshme të shoqërisë.

Fotot e lajmit

tp-bottom