Përfaqësues të MASHT e vizituan UGJFA-në
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” sot më 06.12.2019 priti në vizitë përfaqësues të MASHT në krye me Bekim Samadraxhën, udhëheqës i divizioni për zhvillim, monitorim dhe cilësi në AL.dhe Fehmi Krasniqin, udhëheqës i arsimit privat parauniversitar në Ministrinë e Arsimit
Rektori Nimani i falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme që po i ofron ky institucion Universitetit tonë si dhe i njoftoj për zhvillimet e fundit në UGJFA, si dhe për punët që planifikohen të bëhet për çuarjen përpara të UGJFA-së.
Ai shtoj se kjo do arrihet përmes zhvillimit të kapaciteteve të UGJFA-se për zbatimin e parimeve të Zonës Evropiane për Arsim të Lartë (EHEA), përmes përmirësimit të cilësisë, ngritjes së rëndësisë së programeve arsimore, të aftësimit për tregun e punës dhe me gjerë gjë që do ndikoj në përmirësimin e cilësisë dhe të mundësisë konkurruese në sektorin e arsimit të lartë për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.