Rektori Nimani shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri

Rektori Nimani shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, prof.ass.dr.Artan Nimani, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti që ndodhi të martën në Shqipëri.

Menaxhmenti i UGJFA, stafi akademik dhe administrativ si dhe studentët, u shprehin ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ndajnë dhembjen me ta!

Në këto momente të vështira, me mendje dhe zemër jemi me Shqipërinë! 

tp-bottom