U mbajt dita informuese nga ERASMUS+

U mbajt dita informuese nga ERASMUS+

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, në bashkëpunim me Zyrën ERASMUS+, më datë 21.11.2019 mbajti sesionin informues për mundësitë që ofron Programi ERASMUS+”, për studentë dhe mësimdhënës. Prezent ishte Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli, si dhe studentë dhe mësimdhënës. Sesionin informues për mësimdhënës e udhëhoqi Znj. Jehona Lushaku udhëheqëse e zyrës Erasmus+ për Kosovë kurse për studentë Znj. Blerinë Zjaça përfaqësuese e Zyrës ERASMUS+ në Kosovë ku u prezentuan mundësitë si:

• Ngritja e kapaciteteve në sistemin e arsimit të lartë (Projektet CBH);

• Mobiliteti Ndërkombëtar i Kredive (International Credit Mobility);

• Mobiliteti i Gradave (Degree Mobility-Erasmus Mundus Joint Master Degrees);

• Mundësitë që ofrohen në Jean Monnet etj.

Së shpejti UGJFA do del me mundësi mobiliteti për studentë dhe mësimdhënës.

Fotot e lajmit

tp-bottom