Ftesë për pjesëmarrje në ditën informuese për programin Erasmus+

Ftesë për pjesëmarrje në ditën informuese për programin Erasmus+

Në kuadër të aktiviteteve të Ditës informuese për programin Erasmus+, të organizuar nga Zyra Erasmus+ Kosovë dhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, është caktuar sesioni informativ i cili mbahet më datë 21 Nëntor 2019, e Enjte duke filluar nga ora 14:00, për studentë në Fakultetin e Edukimit salla nr.1 dhe në sallën Metodike për stafin akademik. Sesionet informuese zhvillohen paralelisht.

Prandaj, ftohen studentët dhe stafi i UGJFA-së që të marrin pjesë në këtë sesion informues, ku do të prezantohen dhe diskutohen mundësitë aplikimeve për mobilitete akademike dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus+.

Sa për njohurinë tuaj, Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës.

tp-bottom