Rektori Nimani mori pjesë në konferencën  “Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”

Rektori Nimani mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”

Rektori i Universitetit të Gjakovës Artan Nimani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”, organizuar nga Save the Children në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës më 13  nëntor 2019 në Hotel Sirius.

Në konferencë u diskutuan mundësitë për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Poashtu pjesëmarrësit në konferencë folën për rolin dhe përgjegjesitë e Universiteteve, për kujdesin, zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme, si dhe u ndan praktikat më të mira nga përfaqësuesit e Universiteteve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.  

Fotot e lajmit

tp-bottom