Rektori  Nimani pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”

Rektori Nimani pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”

Rektori Artan Nimani së bashku me Prorektoren Vjollca Dibra ishin pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”, organizuar nga UShAF në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, si dhe mbështetur nga Projekti “Arsimi i Lartë, Kërkimi dhe Shkencat e Aplikuara (Heras), i financuar nga Qeveria Austriake.

Kjo Konferencë kishte për qëllim paraqitjen e boshllëqeve ekzistuese si dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për forcimin e bashkëpunimit në mes universiteteve dhe industrisë në Kosovë.

Temat e Konferencës ishin të ndara në dy sesione, tema e sesionit të parë ishte: ”Bashkëpunimi Universitet-Industri si dhe roli i Universitetit për punëdhënësit dhe punëmarrësit e së ardhmës”, ndërsa tema e sesionit të dytë ishte: ”Universiteti si platformë për zhvillimin e inovacionit”.

Në Konferencë morrën pjesë rektorë të Universiteteve Publike të Kosovës, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të bizneseve, përfaqësues nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë si dhe stafi akademik dhe administrativ dhe studentë të UShFA.  

 

Fotot e lajmit

tp-bottom