lajm

Rektori Nimani takon përfaqësuesit e parlamentit të studentëve

10/10/2019

Rektori i Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" dhe prorektorja për mësim, çështje të studentëve dhe ngritje të cilësisë u takuan me përfaqësuesit e parlamentit të studentëve. Në takim u diskutua për ndarje të bursave të studentëve të dalluar, përfshirje të studentëve në të gjitha nivelet menaxhuese universitare dhe bashkëpunim reciprok me qëllim të ngritjes së cilësisë.