Rektori Nimani, uron studentët dhe stafin për vitin e ri akademik

Rektori Nimani, uron studentët dhe stafin për vitin e ri akademik


Studentë të dashur, profesorë, asistentë dhe zyrtarë tjerë të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, me rastin e fillimit të vitit akademik 2019/2020, uroj të keni një fillim të mbarë të procesit mësimor.

Studentëve të rinj u dëshiroj shumë suksese në fillimin e studimeve akademike, në hapjen e rrugës drejt integrimeve dhe avancimeve.

Me angazhimin e të gjithëve dhe përmes arritjeve tona do të kontribuojmë në rritjen e cilësisë në mësim-dhënie dhe në mësim-nxënie.

Duke besuar në përkushtimin dhe suksesin e juaj, ju ftoj që gjatë studimeve të shpenzoni gjithë energjinë tuaj në kërkim të standardeve më të mira të studimit dhe etikës akademike.

Ju uroj shëndet dhe shumë suksese në këtë vit të ri akademik!

Prof. Ass. Dr. Artan Nimani

 

tp-bottom