lajm

Fillon punën Rektori Nimani

01/10/2019


Gjatë ditës së sotme, filloj punën Rektori i ri i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani.

Ai filloi ditën e parë të punës duke e takuar stafin administrativ, dekanët, përfaqësuesit e studentëve ku prezantoj synimet se ku e shef UGJFA-në pas një kohë dhe kërkoj angazhim nga të gjithë që të arrihet më e mira për institucionin që ka marrë në drejtim.

Në vizitë ishin përfaqësues të shoqërisë civile, shumë kolegë nga universitetet tjera në Kosovë si dhe përfaqësuesit e organeve të sigurisë në Komunën e Gjakovës në krye me Komandantin e Policisë së Gjakovës Kristë Gjoka me bashkëpunëtorët e tij.