lajm

UGJFA merr pjesë në Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës 2019

07/05/2019


Në Sallën “1 tetori” të premten më 03/05/2019 është hapur edicioni i katërt i Panairit Nacional të Punës dhe Karrierës, i organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me projektin partner të GIZ-it, DIMAK Kosova, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe partnerë të tjerë.

Për UGJFA-në ishte hera e dytë që merr pjesë në këtë panair. Aty me anë të broshurave dhe rekuizitave tjera u shpalos oferta e universitetit tonë dhe interesimi ishte i lartë sidomos për programet infermierisë dhe mamisë por edhe programeve tjera.