Zyra GIZ në Prishtinë kërkon Praktikantë Vendorë
Mundësi për praktikë profesionale me pagesë në GIZ Kosovë!
Zyra e Karrierës e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” njofton studentët dhe të diplomuarit e rinj për hapjen e 9 pozitave për praktikantë në Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Zyra në Kosovë.
Praktika ofron mundësi për të fituar përvojë profesionale në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Pozitat e hapura:
-
Promovimi i Ndërmarrësisë (Entrepreneurship Promotion) – 2 pozita
-
Projekti për Energjinë në Kosovë (Kosovo Energy Project) – 1 pozitë
-
Kosovo4Green – 2 pozita
-
Fuqizimi Ekonomik i Grave (Economic Empowerment of Women) – 1 pozitë
-
Njësia e Komunikimit (Communications Unit) – 1 pozitë
-
Njësia e Shërbimeve të Projekteve (Project Service Unit) – 2 pozita
Studentët dhe personat që kanë diplomuar jo më shumë se 6 muaj para aplikimit, në fusha përkatëse si ekonomia, menaxhimi, administrata publike, marrëdhëniet ndërkombëtare, komunikimi, marketingu, studimet mjedisore, energjia dhe fusha të tjera të përafërta, varësisht nga pozita.
Kandidatët duhet të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
Lokacioni: Zyra e GIZ në Prishtinë
Fillimi i praktikës: 1 shkurt 2027
Kohëzgjatja: 6 muaj
Angazhimi: Me orar të plotë, 40 orë në javë
Praktika: Me pagesë
Aplikimi duhet të dorëzohet në gjuhën angleze, në formatin PDF, përmes emailit në adresën:
Dokumentet e kërkuara:
-
CV (rekomandohet formati Europass);
-
Letër motivimi;
-
Diplomë ose vërtetim i studimeve, si dhe referenca/rekomandime, nëse janë në dispozicion.
Afati i fundit për aplikim: 13 nëntor 2026.
Në subjektin e emailit duhet të shënohen: Emri dhe mbiemri – Local Intern – emri i projektit/njësisë përkatëse.
Për më shumë informata rreth detyrave, përgjegjësive dhe kualifikimeve specifike për secilën pozitë, ju lutemi konsultoni dokumentin e bashkëngjitur me shpalljen e plotë.
Internship Vacancies_GIZ Kosovo