lajm

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” pjesë e projektit Erasmus+ SMAHPC

17/04/2019


Projekti SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre) zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe ka për qëllim zhvillimin e protokolleve bazuar në standardet ndërkombëtare (ISO), kodet etike duke marrë parasyshë legjislacionin shtetëror dhe atë ndërkombëtar, si dhe funksionalizimin e qendrës multidisciplinare duke përfshirë aspektet që lidhen me infrastrukturën, klinikën dhe hapësirën e inovacionit me pajisjet, personelin (përzgjedhjen) dhe klientët.

Bashkëpjesëmarrës në këtë project 3 vjeçar përveç Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” janë edhe Kolegji Heimerer, Universiteti I Shkencave të Aplikuara Metropolia nga Finlanda, Universiteti i Shkencave të Aplikuara JAMK poashtu nga Finlanda, Universiteti Manisa Celal Bayar, Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, OJQ “Autizmi”, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Instituti I Europës Juglindore lidhur me Shëndetin dhe Politikat Sociale
Në kuadër të këtij projekti, përveç përfshirjes së drejtpërdrejtë në secilën paketë punuese, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” do të jetë përgjegjës për paketën e sigurimit të cilësisë së gjithë procesit.