Përfaqësues të Universitetit morën pjesë në Forumin e Palëve të Interesit për projektin POLICY ENLARGE

Përfaqësues të Universitetit morën pjesë në Forumin e Palëve të Interesit për projektin POLICY ENLARGE

Më 26 qershor, në ambientet e Institutit Riinvest, u mbajt takimi "Forumi i Palëve të Interesit", në të cilin Universiteti u përfaqësua nga Dekani, Prof. Ilmi Hoxha, dhe znj. Freskina Mula Ermeni, përfaqësuese e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Gjatë takimit u prezantua projekti POLICY ENLARGE, nga Instituti Riinvest, i cili synon të mbështesë hartimin dhe zbatimin e politikave të bazuara në evidencë në fushën e kërkimit dhe inovacionit (Research and Innovation – R&I), duke vazhduar rezultatet dhe aktivitetet e projektit POLICY ANSWERS.

Projekti do të zbatohet për një periudhë prej 36 muajsh. Koordinator i projektit është Regional Centre for Information and Scientific Development (RCISD) nga Hungaria.

Qëllimi kryesor i forumit ishte prezantimi dhe diskutimi i planit paraprak për ngritjen e kapaciteteve në Kosovë në kuadër të këtij projekti. Në këtë drejtim u prezantuan katër paketat kryesore të punës (Work Packages):

  • WP1 – Policy Dialogue;
  • WP2 – Policy Guidance and Learning;
  • WP3 – Joint Calls and Actions;
  • WP4 – Capacity Building.

Po ashtu, u prezantuan objektivat kryesore të programit, të cilat përfshijnë:

  • mbështetjen për zbatimin dhe monitorimin e Programit Kombëtar të Shkencës;
  • ngritjen e kapaciteteve për pjesëmarrje në programin Horizon Europe;
  • mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital;
  • përmirësimin e kapaciteteve për plotësimin e European Innovation Scoreboard për Kosovën.

Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e informacionit dhe diskutimin e mundësive për përfshirjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe aktorëve të tjerë relevantë në zbatimin e aktiviteteve të projektit.

Fotot e lajmit

tp-bottom