Thirrja e Tretë për Mobilitet Studentor në kuadër të Programit Erasmus+ KA171 – Projekti COMMO IX

Thirrja e Tretë për Mobilitet Studentor në kuadër të Programit Erasmus+ KA171 – Projekti COMMO IX

Grantet për Mobilitet  me fokus tek Universitetet Italiane dhe  Vendeve Partnere  - COMMO  IX Programi Evropian - ERASMUS + KA171

Projekti nr. 2024-1-IT02-KA171-HED-000223973)

Thirrja e tretë për mundësi mobiliteti për studentë është hapur!

Aplikoni deri më 24 Prill 2026 për semestrin e ardhshëm të vjeshtës!

UNIMED Mediterranean Universities Union, koordinatori i konsorciumit COMMO (Bashkëpunimi në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor përmes Mobilitetit të Studentëve, sapo ka shpallur një thirrje për mobilitete për qëllime studimi në kuadër të projektit COMMO IX, në kuadër të Programit ERASMUS + KA171.Projekti COMMO synon të kontribuojë në përmirësimin e dimensionit ndërkombëtar të institucioneve të arsimit të lartë duke promovuar përvoja mobiliteti ndërmjet universiteteve italiane që përbëjnë konsorciumin COMMO dhe institucioneve në vendet e Mesdheut Jugor, Ballkanit Perëndimor, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Subsahariane.

Në kuadër të kësaj thirrjeje ftohen studentët e UFAGJ  të aplikojnë  në Universitetet italiane  si më poshtë

  • UNIVERSITETI   MESSINA – 1 Mobilitet pë Studime , (SMS),
     
  • UNIVERSITETI PADOVA -   1 Mobilitet për Studime, (SMS)
     

Kushtet dhe Procedurat e  Aplikimit :

  • Studenti kandidat në kohën kur aplikon  duhet të jetë i regjistruar në  UFAGJ,
  • Aplikantët duhet të zgjidhen nga Universiteti,
  • Pas përzgjedhjes aplikantët do të kontaktohen ng a UNIMED, UFAGJ dhe Universiteti   pritës
  • Afati i fundit për aplikim në UFAGJ është 24 Prill, 2026
  • Afati i findit për dorëzimin e aplikacioneve në UNIMED është 12 Maj, 2026.

Nominimet zyrtare, së bashku me të gjitha dokumentacionet zyrtare të shënuara  më poshtë dujet të dergohen në  adresen  

[email protected], [email protected], [email protected]

DOKUMENTACIONI

Dokumentet për paraqitjen e aplikacionit do të dërgohen në adresën e referencës të treguar për lëvizshmëria për të cilën dëshironi të aplikoni në një skedar të vetëm PDF dhe sipas renditjes:

  • CV - Curriculum Vitae (maximum 4 faqe);
  • Kopje e pasaportës (e vlefshme për udhëtim dhe me afat të paktën 3 muaj nga data e kthimit nga lëvizshmëria);
  • Certifikatë  që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose italiane në varësi të gjuhës së vendit të destinacionit (niveli minimal B2);
  • Formulari i aplikimit për çdo lloj mobiliteti  (Studentët - SMS)
  • Nota mesatare e provimeve dhe krediteve të fituara;
  • Certifikatën e reggjistrimit në UFAGJ
     

      Aplikacionet jokomplete nuk do të shqyrtohen 

 

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë dhe transparent dhe i bazuar në parimet e mosdiskriminimit.

Përzgjedhja në lidhje me lëvizshmërinë për qëllime studimi (SMS) do të respektojë kriteret e mëposhtme:

  • Mesatarja e notave (30 pikë);
  • Numri i krediteve të marra në raport me vitin aktual (30 pikë);
  • Njohuri të gjuhës angleze (40 pikë);

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për të përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe do të marrin informacionin  për lëvizshmërinë.

Përfituesi merr përsipër të:

  • Të respektohen afatet e përcaktuara nga universitetet dhe UNIMED;
  • Përgatitjen e  dokumentacionit të  kërkuar brenda afateve të treguara para, gjatë dhe pas

lëvizshmërisë;

  • Zhvillimin e  aktiviteteve të  caktuara gjatë periudhës së lëvizshmërisë
  • Plotësimin e  periudhës së  lëvizshmërisë.

 

Përfituesi gjithashtu ka të drejtë të:

● Merr informacion dhe mbështetje adekuate para, gjatë dhe pas lëvizjes;

● Marr  shumën e granteve të mobilitetit sipas orareve të treguara;

● Të kesh një tutor/shok gjatë periudhës jashtë vendit;


Aplikacioni

tp-bottom