Urimi i Rektorit, Prof. Dr. Shaban Buza për ditën e Universitetit

Urimi i Rektorit, Prof. Dr. Shaban Buza për ditën e Universitetit


Kam nderin të përgëzoj mësimdhënësit, studentët, të diplomuarit dhe administratën e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” për festën e 6-vjetorit.

Prej themelimit, me punën dhe përkushtimin e përbashkët kemi arritur që Universitetin tonë ta bëjmë qendër të edukimit dhe të profesionalizimit. Me mësimdhënien me kompetencë dhe hulumtimet inovative, kemi arritur të njihemi në komunitetin akademik dhe të jemi përfitues dhe pjesëmarrës të shumë projekteve dhe fondeve ndërkombëtare. Kjo na bën krenarë dhe na jep përgjegjësi të punojmë dhe arrijmë edhe më shumë në të ardhmen. Prandaj, dëshiroj dhe uroj që të vazhdojmë të kryejmë me përgjegjësi detyrat tona dhe sukseset të na përcjellin edhe shumë vite të tjera.

Urime e suksese!

 

tp-bottom